Djaloshi udhëton në klasin e parë më luksoz në botë për 23,000$

Derek Low ka udhëtuar në klasin e parë më të shtrenjtë në botë. Kjo suitë private e cila kushton 23,000 dollarë i përket Singapore Airlines Airbus A380.Gjatë një sondazhi para pak ditësh ky klas i parë u rëndit në vend të parë për kabinën më luksoze të avionëve.Me shtrat të rehatshëm, televizorë plazma dhe me teknologji të fundit, Derek ka postuar disa foto në internet për të treguar eksperiencën e tij të mahnitshme ku ka marrë shërbimet e merituara për çmimin e kripur që ka paguar.