Ashton Kutcher dhe Mila Kunis bëhen prindër të një vajze
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Tetor 2014, 13:08
Çifti Ashton Kutcher dhe Mila Kunis janë bërë prindër për të parën herë, pasi aktorja në mbrëmjen e së martës ka sjellë në jetë një vajzë.31-vjeçarja, e cila është e fejuar me Ashton Kutcher, raportohet se ka lindur në Qendrën Mjekësore Cedars-Sinai në Los Angeles, krahas partnerit të saj.Dy aktorët që kanë filluar lidhjen e tyre në vitin 2012 pasi 36-vjeçari u nda nga ish-bashkëshortja Demi Moore, kishin arritur në spital vetëm dhe ishin drejtuar menjëherë në dhomën e lindjes.Tashmë pritet të bëhet i njohur edhe emri i vogëlushes.
