Ja cilat janë këpucët "shpëtimtare" të këtij sezoni
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Tetor 2014, 12:50
Lëkure ose kamosh, me aksesorë ose me ngjyra të çelëta, me takë apo të sheshta, kjo nuk ka shumë rëndësi për këpucët që ju duhet të keni në stinën e vjeshtës ose të dimrit.Ato që ju duhen janë këpucë me qafë deri në kyçi i këmbës. Sipas firmave të njohura Chanel, Chloe, Zara, H&M, Topshop këto lloj këpucësh do jenë shpëtimtare për çdolloj veshjeje që ju do keni gjatë kohës së ftohtë.Me fustane, me xhinse, me kombinime me funde dhe geta, këpucët deri të kyçi i këmbës janë të përshtatshme që ju të keni një veshje të modës dhe me stil.