Conchita Wurst do të këndojë në Parlamentin Europian
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Shtator 2014, 16:43
Fituesja transvestite e Eurovision 2014 Conchita Wurst është përzgjedhur të performojë përpara godinës së Parlamentit Europian në Bruksel më datë 8 Tetor, shkruajnë kështu mediat e huaja.Ajo ka pranuar ftesën e Parlamentarëve të ndryshëm europian për të hapur këtë koncert në kuadër të luftës kundër diskriminimit.Koncerti i cili do të zgjasë jo më shumë se një orë do të jetë pjesë e një fushate kundër diskriminimit, një lëvizje e madhe e cila duhet të çohet përpara jo vetëm nga qytetarët por edhe nga politikanët.