Shpreh në Facebook dashurinë për vajzat më pas i mbyt me qese plastike
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Shtator 2014, 22:16
Një nënë 24-vjeçare nga Washngtoni, një ditë pasi postoi në rrjete sociale foto me vajzat duke shkruar se sa shumë i donte, i ka mbytur me qese plastike dy vajzat e saj, Ayden 1 vjeçe dhe Kayla 3 vjeçe.Ngjarja ka ndodhur në orët e para të ditës së djelë dhe fqinjët që kanë dëgjuar ulurimat e vajzave, kanë lajmëruar menjëherë policinë.Vajzat ndodheshin pa ndjenja kur janë dërguar me urgjencë në spital por kanë ndërruar jetë një orë më pas.Mediat e huaja shkruajnë se nëna e re Sonya Spoon 24-vjeçe vuante nga çrregullime mendore, madje edhe në foton shkrepur nga policia ajo duket e buzëqeshur duke mos shprehur pendim për veprimin e kryer.