Taylor Swift: "Kam 2 vjet pa takime dashurie"

Ajo është e njohur për historitë e saj të dashurisë me Joe Jonas, John Mayer dhe Jake Gyllenhaal.Dhe nga kjo Taylor Swift e ka marrë me qetësi punën e lidhjeve të saj pas këtyre ndarjeje të njohura.Këngëtarja 24 vjeçare ka folur për revistën Rolling Stone duke thënë se pas ndarjes me këngëtarin Harry Styles ajo nuk është lidhur akoma me njeri.“Njerëzve nuk do tu pëlqejë kjo dhe do iu vijë keq për mua, por është e vërtetë. Nuk dua të bëj më gabime të tilla. Jam lodhur duke parë djemtë me të cilët dal si në një slide show”-ka thënë këngëtarja.Çifti u lidh me njëri-tjetrin në vitin 2012 por pas disa muajsh i dhanë fund marrëdhëniës së tyre.Taylor po shijon suksesin e këngës së saj të fundit “Shake it off” e cila është në krye të klasifikimit Billboard.