Erioni dhe Ajola bëjnë ceremoninë e dasmës në Pezë
Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa kanë bërë dasmën e tyre natën e mbrëmshme në Pezë, ashtu siç ishte parashikuar. Në një koktej luksoz në këtë dasmë ishin të ftuar të ndryshëm si njerëz të njohur të artit, politikës dhe të afërm të çiftit.Dasma e madhe ku kishte rreth 500 të ftuar u bë në Kalanë e Gjirokastrës të shtunën në mbrëmje por çifti pati organizuar edhe një darkë më të thjeshtë në Tiranë për të gjithë ata që nuk mund të vinin në Gjirokastër.Nusja Ajola kishte veshur një fustan me tantellë të bardhë lart dhe që vinte më i lirshëm poshtë dhe ndryshe nga dasma ë së shtunës ajo kishte lëshuar flokët duke i bërë me onde. Ndëra Erioni me një kostum të zi është treguar një zotëri i vërtetë ku është parë që Ajolës së bukur i ka puthur shpesh duart.