Modelja e parë me proteza sfilon në NYFW

Një femër është futur në histori si femra e parë me proteza që ka sfiluar në një pasarelë mode në Nju Jork Fashion Week.Karen Crespo 31 vjeçare ka kaluar kryelartë duke reklamuar rrobat e stilistes Carrie Hammer këtë të premte në The Fashion Laë Institute që u zhvillua në Manhattan.“Dua që njerëzit të kuptojnë se ne mund të jemi përsëri të bukura, pavarësisht se jemi me proteza”-ka thënë Crespo.Ajo humbi të dyja duart dhe këmbët pasi u infektua nga një sëmundje bakteriale në vitin 2011.Gjatë sëmundjes së saj ajo ka pasur dy atake në zemër dhe ka qëndruar në koma për 15 ditë.Megjithatë Karen shpreson se mund të rikthehet në punën e saj si infermierë pasi ka punuar shumë për tu shëruar dhe për të fituar aftësitë e vetbesimin.Ky sfilim për të ka qënë si një ëndërr e realizuar dhe një shtysë për tu bërë shembull kurajoje për të tjerët.