Nëna e Kim Kardashian merr kërcënime me vdekje

Sipas medias online ‘TMZ’ mamaja menaxhere e modeles së famshme Kim Kardashian, Kriss është kërcënuar me vdekje nga një person dhe tashmë agjentët e FBI-së kanë arritur të identifikojnë një grua me ngjyrë e cila supozohet se qëndron pas këtyre kërcënimeve.Madje ata kanë arritur të zbulojnë se gruaja, emri i së cilës nuk bëhet publike, qëndronte në një hotel në New York, së cilës i kanë konfiskuar celularin, laptopin, iPad-in por nuk kanë arritur të arrestojnë gruan.Po sipas TMZ-së Kriss ka raportuar se ka marrë kërcënime se do I publikojnë një vodeo porno të saj nëse ajo nuk paguan shumën e kërkuar, madje gruaja e paidentifikuar I binte vazhdimisht telefonit, mbi 300 herë në ditë nga qindra numra të ndryshëm telefoni.