Banorët e fshatit veshin kufomat e familjarëve të vdekur
Thonë që të vdekurit jetojnë në zemrën dhe mendjen tonë, por një krahinë në Indonezi ka “ngjallur” të vdekurit e tyre duke i veshur ata me rroba për ti stiluar sa më bukur. Familjet në Toraja në Afrikën e Sulawesi gjejnë trupat e të afërmve të tyre të vdekur dhe pasi i lajnë i veshin atyre rroba të reja.Edhe fëmijët e vdekur janë zhvarrosur - dy nga këto foto tregojnë skeletin e një fëmijë të mbështjellur me një fustan dhe afër saj një kukull të rregulluar. Arkivolet e dëmtuara janë të fiksuara ose të zëvendësuara, dhe mumjet pastaj vendosen në mes të fshatit duke i reklamuar ato.Rituali quhet MaiNene, ose Ceremonia e Pastrimit të Kufomave, dhe zhvillohet çdo gusht. Sipas sistemit të lashtë të besimit Torajan, shpirti i një të vdekuri duhet të kthehet në fshatin e tij të origjinës. Pra, nëse një person ka vdekur në një udhëtim, familja do të shkojë në vendin e vdekjes dhe të shoqërojë në shtëpi pas ritualit.