Pitt-Jolie dhurojnë për bamirësi paratë e fotove të dasmës

Sipas ‘Radar Online’ çifti i famshëm Angelina Jolie dhe Brad Pitt të cilët u martuan në një ceremoni sekrete para disa ditësh,  kanë fituar një shumë prej 5 milion dollarësh nga shitja e fototve ekskluzive të dasmës së tyre tek revistat ‘People’ dhe ‘Hello’ .Por po sipas këtij burimi thuhet se çifti do t’i dhurojë të gjitha paratë për bamirësi dhe kjo nuk është një gjë e re pasi nuk është hera e parë që çifti dhuron paratë për bamirësi të fotove të tyre ekskluzive.Pasi sollën në jetë binjakët Knox dhe Viviene ata fituan 14 milion dollar për shitjen e fotove, para të cilat u dhuruan për një organizatë bamirësie.