Vajza vizaton një karton në vend të targës, arrestohet nga policët rrugorë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Shtator 2014, 17:19
Një vajzë 20 vjeçare nga Massachusetts është pezulluar për të ngarë makinën e saj pasi policët rrugorë kanë zbuluar se ajo kishte pikturuar targën e saj në një karton të bardhë.Ajo ka përdorur një laps të kuq dhe ka shkruar numrat dhe gërmat përkatëse në qendër të një kartoni dhe “Massachesetts” sëbashku me “Spirit of Amerika” me ngjyrë blu.Megjithatë nuk ka kaluar shumë kohë dhe “gjenialiteti” i vajzës është zbuluar.Ajo tashmë akuzohet për ngarje makine me targa false dhe falsifikim license.