Njihuni me mësuesen më të vjetër të jogës, 96 vjeçarja më elastike se kurrë

Tao Porchon-Lynch fillon çdo mëngjes në orën 5 mësimin me nxënësit e saj të cilët u tregon se si të bëjnë pozat më të vështira të jogas, pavarësisht se ka gati moshën e 1 shekulli.96 vjeçarja e cila është rritur në Indi, dhe jeton në Nju Jork ka praktikuar jogën për më shumë se 70 vjet dhe as në këtë moshë nuk tregon lodhje të trupit të saj.Ajo gjithashtu ka hapur shkollën e saj e cila është shumë e frekuentuar dhe studentët mundohen të ndjekin shembullin e 96 vjeçares që të kenë shëndetin dhe elasticitetin e mësueses së tyre.“Joga është kënaqësi e trurit, trupit dhe shpirtit. Është e ngjashme me natyrën, çdo gjë riciklohet dhe në fund formohet një rreth i plotë”-ka shpjeguar Tao.