Scarlet Johansson sjell në jetë fëmijën e saj të parë

Aktorja 29-vjeçare Scarlet Johansson është bërë nënë për herë të parë e një vajze të cilën e kanë quajtur Rose.Një burim i çiftit ka konfirmuar lajmin e lindjes së vajzës së vogël dhe gjithashtu shkruan se çifti kërkon privatësi dhe se nuk dëshirojnë që fëmija të jetë në qendër të vëmendjes së mediave rozë.Scarlet Johansson dhe i fejuari i saj  Romain Dauriac janë takuar bashkë në vitin 2012 dhe shpallën fejesën në Gusht të 2013.