Nxehet Ajola Xoxa, ‘mbyll’ Instagramin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Gusht 2014, 16:18
Duket se bashkëshortja e ardhshme e Ministrit Erion Veliaj është nxehur për shak se rrjetet sociale gjithmonë janë në kërkim të detajeve të ceremonisë të dasmës së çiftit më të përfolur kohët e fundit.Në rrjetin e saj Instagram Ajola ka postuar një foto të kuqe boshe duke na lënë të kuptojmë se nuk do ketë detaje nga momentet e parapregatitjes së ceremonisë dhe duke kërkuar që dita më e rëndësishme në jetën e saj të jetë private.