Të rinjtë në Kinë protestojnë kundër "Ice Bucket Challenge"

Sfida "Ice Bucket Challenge" pasi vuri në lëvizje të gjithë botën, në Kinë është quajtur si humbje e madhe uji, dhe duke marrë shkak nga kjo disa të rinj kanë dalë në protest.Për të treguar më shumë pikëpamjet e tyre, një grup të rinjsh në Shenzhen janë veshur me kostume banjoje për të promovuar ruajtjen e ujit.Më pas ata kanë pozuar përpara kovave të kuqe.Sfida që mori përmasa të mëdha sipas tyre nuk ka qënë aq efektive në misionin e saj pasi është derdhur shumë ujë dhe janë bërë pak donacione.