Laura Pausini reagon: Mjaft më, ishte vetëm një incident
Këngëtarja italiane Laura Pausini, ka reaguar nëpërmjet një postimi për videon ku gjatë një koncerti në Peru aksidentalisht ekspozon pjesët intime.Nëpërmjet këtij postimi mes të tjerash shkruan “Para së gjithash ju informoj se nuk isha nudo, siç kam lexuar pothuajse kudo, por ishte një incident për të cilën ndihem shumë e turpëruar sepse kurrë nuk jam ndodhur në një situatë të tillë. Fustani që kisha veshur papritur u gris, duke theksuar të çarën e fustanit por sërisht e theksoj se nuk kam qënë nudo. Ka pothuajse 3 ditë që jam në qendër të vëmëndjes për këtë incident, kur në të vërtetë vëmendja juaj si gazetarë duhet të fokusohet në tema shumë më të rëndësishme se kjo.”“Kam pothuajse 20 vjet në tregun e muzikës, kam fituar shumë çmime të rëndësishme, dhe kurrë gjatë daljeve të mia nuk kam pasur asnjë incident të tillë. Flasim për tema më të rëndësishme se fakti që e kam si të tjerat, nuk është ndonjë lajm sensacional” shton më tej e indinjuar Laura Pausini, e cila ka marrë mijëra komente mbështetëse nga fansat e saj.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter