I dhurojnë 48,000 $ që të paguajë studimet
Shumë njerëz të panjohur të qytetit kanë dhuruar më shumë se 48,000 dollarë që një vajzë të vazhdonte studimet në universitetin Vanderbillt pasi nëna e saj kreu vetëvrasje kur babai humbi punën.Cassie Wessely 19 vjeçe nga Illinois kishte mbledhur 24,000 dollarë për vitin tjetër shkollor duke punuar, duke kursyer dhe disa para nga fondi i shkollës.Por javën që shkoi e dëshpëruar, vajza krijoi një llogari GoFundMe për të mbledhur edhe 25,000 dollarë që të mund të vazhdonte kolegjin vitin tjetër.Vetëm pas tre ditësh ajo kishtë mbledhur më shumë se 6,000 mijë dollarë dhe tani ajo numëron plot 48,000 dollarë të dhuruar nga 1,000 njerëz.“Nuk kam fjalë për këtë të mirë që më ka ndodhur. Jam shumë mirënjohëse. E di që njerëzit nuk kanë para për të hedhur po ata e bënë këtë për mua”-ka thënë Cassie.