Lady Gaga: Falë Amy Winehouse jam një yll i muzikës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Korrik 2014, 14:53
Lady Gaga shkruan në Twitter “U prefsh në paqe Amy, të imagjinoj teksa këngon ‘Blues in Heaven’, për të përkujtuar përvjetorin e tretë të vdekjes së këngëtares Amy Winehouse.Lady Gaga, emri i së cilës është Stefani Joanne Angelina Germanotta, ishte shumë e lidhur pas muzikës së Amy-t, dhe në një intervistë ajo shprehet: Ajo ishte shpresa ime e vetme kur përpiqesha të bëhesha pjesë e skenave të muzikës. Të gjithë më thonin se kisha një zë të bukur edhe pse pamja ime nuk ishte e tillë. Kam qënë dhe jam një fanse e çmendur e Amy-t dhe gjatë një koncerti të saj i thashë vetes, nëse për Amy-n ka një vend në skenë patjetër që do ketë dhe për mua”