Eliza Bennett sfidon nocionin “Punët e grave nuk mbarojnë kurrë”

Një set fotografik titulluar “Punët e femrave nuk mbarojnë kurrë” sjellë nga artistja britanike Eliza Bennet, set në të cilin ka qëndisur dorën e saj, duke prekur vetëm pjesën e sipërme të lëkurës, pa i shkaktuar dhimbje.Qëndisja, një punë e cila përfaqësohet tradicionalisht nga femrat, artisja Eliza Bennet vjen nëpërmjet kësaj teknike për të sfiduar nocionin se një punë në pastrim, kujdesje, apo punë me pagesë të ulët dhe stresuese, nuk ndodh vetëm tek femrat  por edhe tek meshkujt.“Disa persona mund ta konsiderojnë këtë vepër timen si protestë feministe por unë mendoj që ka të bëjë më vlerat njerëzore, ka shumë meshkuj që kryejnë punë të tilla si pastrues, kujdestarë etj dhe një punë e tillë është e padukshme në një shoqëri të madhe, dhe unë mundohëm ta përcjell përmes një projekti” shprehet kështu Eliza Bennet.