Rita Ora mbulohet nga ari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Korrik 2014, 17:34
Ajo asnjëherë nuk ka veshur rroba të zakonshme në skenë. Edhe kësaj here Rita Ora ka shkëlqyer me kuptimin e plotë të fjalës teksa ka performuar në skenën e Blue Balls Festival në Zvicër.Ajo kishte veshur një fustan ngjyrë argjendi të shndërritshme dhe flokët e saj bjondë i kishte zbukuruar me fije gold.Edhe kësaj here këngetarja nuk e ka humbur rastin për të reklamuar firmën Adidas duke veshur një palë atlete të bardha.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter