Vajza merr gjyshen çdo ditë me vete në punë që të kujdeset për të

Një vajzë e re kineze për të zgjidhur problemin e përkujdesjes për gjyshen e saj, ajo ka vendosur ta marrë atë çdo ditë me vete në punë.Huang Lihua 24 vjeçe thotë se prindërve të saj iu është dashur të shkojnë në punë shumë larg dhe si rezultat e kanë çuar atë të kujdeset për gjyshen Ëan Zongsiu 88 vjeçe.Është e vështirë që të lësh familjen dhe qytetin e lindjes dhe të vish në një provincë ku nuk njeh njeri. Por koha me gjyshën time ka qënë ndër më të bukurat. Ajo më merrte gjithmonë me vete, ngado që shkonte”-ka thënë vajza.Pasi mbaroi shkollën Huang u rikthye në qytetin e prindërve, ku hapi biznesin e saj, një restorant në të cilin punon me pasion.Gjyshja e saj e ndjek atë kur gatuan dhe është krenare për mbesën mirënjohëse./mv/oranewsonline/Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter