Vret shokun e tij, i shkruan ‘ngushëllime’ në Facebook

Darren Wynne, 21-vjeç, pasi ka qëlluar për vdekje shokun e tij të ngushtë shkruan në faqen e Facebook  “U prefsh në paqe miku im, do të na mungosh shumë”.Pas një zënke banale Darren Waynne qëlloi shokun e tij 20 vjeç me armë dhe duke u munduar të fshehë gjurmët, herë pas here postonte mesazhe ngushëllimi, por duket se mesazhi i rradhës e ka tradhëtuar “Kam 99 probleme dhe burgu nuk është pjesë e këtyre problemeve”.Pas disa ditë hetimesh policia e ka zbuluar,  dhe i riu Darren është dënuar me burgim të përjetshëm nga gjykata.