Tuna thyen Youtube, "MMV" për një javë mbi 1 milion klikime

Kënga MMV e Tunës dhe Getoar ka arritur në Youtube mbi 1 milio shikime në më pak se një javë. Ky sukses i këngëtares e ka bërë atë krenare dhe këtë ajo e ka treguar me anë të një postimi në Facebook.“ As një javë dhe 1 milion klikime... Nuk po më befason aspak ky fakt, duke ditur që gjithmonë kam pasur përkrahjen tuaj dhe prandaj po e ndaj këtë moment të rëndësishëm me publikun.Ishte ky një tjetër projekt me të cilin jam shumë e kënaqur dhe që po shihen rezultatet. Një projekt i madh, me bashkpuntorë shumë profesional dhe serioz.Falënderoj të gjithë bashkpuntorët që punuan në këtë videoklip dhe të gjithë ata që e mirëpritën një projekt të tillë, më ndryshe.Jo veq pare dhe sëag, na e bojna me mend...#MMV #FenixTeam #MardanPalace #Smirnoff #Odeon”, ka shkruar ajo në llogarinë e saj në Facebook.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter