Vjen në prodhim që nga nëntori iWatch i Apple

IWatch i Apple, i cili sipas disa zërave vjen në tetor, sipas analistit Ming-Chi Kuo pritet që të hyjë në pordhim me masë në nëntor, ndoshta në kohë për të arritur vetëm para Krishtlindjeve.Shkaku i vonesës është kompleksiteti i komponentëve duke filluar që nga ekrani AMOLED me integrimin e xhamit safir me iOs.Ora e zgjuar e Apple, sipas shënimeve të marra deri tani, gjithashtu përfshin një shtresë të papërshkrueshme nga uji falë dizajnit inovativ dhe përmban një numër teknologjish të reja për Cupertino, duke përfshirë dhe sistemin e sensorit.Pajisja duhet të përfshijë edhe një sistem të avancuar të hartave dhe të integrohet thellësisht me sistemin operativ iOS8. Sipas Ming-Chi Kuo iWatch do të prezantohet te “keynote” në tetor dhe do të lançohet në treg në kohë për sezonin e ardhshëm të Krishlindjeve.Sa për iPhone 6, thashethemet vazhdojnë të flasin për lançim të tijin rreth datës 24-25  shtator. Dhe sipas faqes online kineze Laoyaba, e cila raporton burime të afërta në prodhimin e iPhone, do të ketë gjithashtu një sistem posaçërisht për personat që mund të kenë probleme në shikim./o.b/oranews.tv/