99.999 trëndafila për nusen!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Korrik 2014, 10:50
Një burrë kinez nga dashuria e madhe për bashkëshorten e tij i ka bërë një dhuratë të veçantë asaj në ditën e tyre të dasmës.Duke qënë se bashkëshortja e tij e adhuronte ngjyrën e kuqe, dhëndri Wang Xue, ka shkuar të marrë nusen me 30 makina të zbukuruar me 99.999 trëndafila të kuq natyralë, si simbol i dashurisë së tyre.Lajmi ka bërë xhiron e botës nëpër rrjetet sociale ku dhëndri ka shpenzuar pothuajse rrogën e një viti për të blerë 99.999 trëndafila të kuq në ditën dasmës.