Will Smith shijon pushimet në Europë

Aktori i hollivudit Will Smith nëpërmjet postimeve të tij në Facebook, na tregon se po shijon pushimet nëpër plazhe të ndryshme të Europës.Ai ka postuar foto të qytetit të bukur të Firences ku shkruan se është hera e parë që ai e viziton, më pas nuk ka ngurruar të bëjë një selfie duke pasur në sfond Kullën e Pjerrët të Pisës, foto e cila ka marrë mbi tre milionë pëlqime.Po ashtu edhe fotoja pranë plazhit të Ibizas ka marrë shumë pëlqime nga fansat e tij.