Cameron Diaz lesbike në të kaluarën?

Aktorja hollivudiane Cameron Diaz në një intervistë  është shprehur se “të gjitha femrat në një farë mënyre kanë tërheqje seksuale ndaj femrave të tjera”.Dhe kaq ka mjaftuar që mediat rozë të përhapin thashethemin se Diaz ka patur një lidhje me në të kaluarën me aktoren Drew Barrymore.Cameron ka realizuar një set fotografik për revistën “Bazaar” dhe në një intervistë ajo është shprehur se Drew është shoqja e saj më e mirë dhe se është një çmenduri të mendosh një gjë të tillë, "Do ishte njësoj si të bëja seks më motrën time" shprehet Diaz.Por gjithashtu aktorja 41-vjeçare nuk mohon zërat se ajo mund të ketë patur një lidhje me një femër tjetër duke u shprehur “Kjo është jeta, nuk kam ndërmend t’ju tregoj të tjerëve çfarë kam bërë por as nuk them që nuk e kam bërë një gjë të tillë”.