Lottie Moss ndjek hapat e së motrës, Kate Moss
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Korrik 2014, 17:49
Lottie Moss 16-vjeç, është modelja e re “Calvin Klein Jeans” e cila u pikas nga “Storm Models” e njëjta agjensi që zbuloi edhe motrën e saj Kate Moss në vitin 1988.Me një bukuri natyrale dhe me flokë të çrregullt gati për të realizuar setin fotografik, Lottie duket kaq e familjarizuar me modelimin sa është e qartë që ajo ka marrë disa këshilla të vlefshme nga motra e saj.