Novak Djokovic martohet me Jelena Ristic

Kampioni i tenisit, fituesi i  “Wimbledon” Novak Djokovic është martuar të enjten më të fejuarën e tij Jelena Ristic.Fustani i nusërisë së Jelena-s ishte dizenjuar nga Sarah Burton dhe Alexander McQueen.Djokovic u shpreh për revistën 'Hello': "Kur e pashë Jelenën të vinte drejt meje duke qeshur ngjante si një ëngjëll me fustanin  e bardhë të nusërisë, me të vërtetë ishte një moment magjik"Ai u shpreh gjithashtu se fakti që u martua disa ditë pas fitores së “Wimbledon” e bëri këtë moment edhe më special për të.Novak dhe Jelena janë bashkë prej 8 vitesh dhe janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.