Arrestohet këngëtari Italian Gianluca Grignani
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Korrik 2014, 15:01
Këngëtari Italian Gianluca Grignani është arrestuar nga karabinierët këtë të djelë, në Riccione provincë e Rimmini-t.Grignani ka qënë nën efektin e drogës dhe të alkoolit duke shkaktuar trazira në publik dhe bashkëshortja e tij ka lajmëruar menjëherë karabinierët, por këngëtari Milanez jo vetëm që nuk është qetësuar por ka kundërshtuar forcat e policisë.Ai është munduar t’iu shpëtojë karabinierëve duke u fshehur në një hotel por ka qënë i pafat pasi ata e kanë kapur duke i vënë prangat për ta dërguar në rajonin e policisë.Grignani ndodhet në Riccione për pushime, së bashku me bashkëshorten dhe katër fëmijët e tyre.