Bujku nga Bangladeshi punon flamurin gjigant gjerman 3.5 km të gjatë

Mirënjohja për mjekët gjermanë të cilët e kishin shëruar nga sëmundja e veshkave ka bërë bujkun nga Bangladeshi të qepë flamurin më të madh gjerman në botë.3500 metra i gjatë dhe 1.5 metër i gjerë është ky flamur trengjyrësh në trajtë shiriti, për të cilin bujkut Amjad Hussain i janë dashur tetë vjet punë për ta përfunduar.Kur e ka filluar projektin e tij ka qenë Kampionati Botëror i Futbollit vitit 2006 i cili qe mbajtur në Gjermani.Për të realizuar projektin e tij ambicioz, fshatarit nga Bangladeshi i është dashur të shiste një arë të veten, shkruan “Bild”. Flamurin gjigant, që kushton rreth 1500 euro, ai së bashku me ata që e kanë ndihmuar, e ka shpalosur në një stadium lokal, shkruan albinfo.Këtë e ka bërë vetëm një ditë para ndeshjes së finales së botërorit në mes të Gjermanisë dhe Argjentinës.Me këtë u mor vesh se Hussain e dëshiron fitoren e Gjermanisë. “Së paku 2:0”, është pritja e tij.Marrë nga Koha.net