Kur Botërori bashkon legjendat

Ai është një legjendë futbolli i cili nuk kishte si të mungonte në finale e botërorit në Brazil. David Beckham sëbashku me tre djemtë e tij është shfaqur në arenën e stadiumit Maracana ku janë spikatur edhe shumë emra të tjerë të mëdhenj të futbollit.Tre djemtë simpatikë ishin veshur me bluzat e Argjentinës për të treguar dhe përkrahjen e tyre ndaj skuadrës së zemrës.Beckham është parë të përshëndesë ish lojtarët legjendarë të Brazilit Pele dhe Kaka.Ata janë bashkuar për të bërë një foto sëbashku duke kujtuar epokën e lavdishme të tyre dhe për të treguar se futbolli në fund ka vetëm admirim dhe mirënjohje./mv/oranewsonline/