Tifozja seksi e Belgjikës humbet punën si modele

Deri pak ditë më parë të gjithë flisnin për tifozen seksi të Belgjikës, e cila fitoi edhe një kontratë pune nga kompania franceze e kozmetikës “L’Oreal”.Por pasi Axelle Despiegelaere postoi në Facebook një foto pranë një kafshe të ngordhur duke e shoqëruar me komentin “Gjuetia nuk është çështje jetë apo vdekje, por është shumë më e rëndësishme… foto e një viti më parë, gati për të goditur amerikanët”.Axelle shfaqet pranë një dreri të vrarë dhe më një armë gjahu në krah, ku duket e lumtur për atë çka ka arritur të bëjë.Pasioni i saj për gjuetinë ka indinjuar organizatat për mbrojtjen e kafshëve duke detyruar kompaninë “L’Oreal” të tërheqë menjëherë ofertën.Ajo ka kërkuar menjëherë falje për për këto imazhe por duket se falja nuk ka mjaftuar.