Sinan Hoxhës i vidhet Instagram, kërkon ndihmën e kolegëve

Këngëtarit Sinan Hoxha i vidhet adresa e Instagramit. Këtë njoftim e ka bërë ai në faqen e tij të re sinanhoxha_origjinal ku edhe shumë kolegë të tij të njohur janë marrë me shpërndarjen e këtij njoftimi për të ndihmuar këngëtarin të rimarrë edhe njëherë famën e Instagramit të ri.Në profilin e tyre vipet shqiptare si Rozana Radi, Afërdita Dreshaj, Valbona Mema kanë lajmëruar se ku mund të gjenin tashmë profilin e ri të Sinan Hoxhës.