Fëmijët vrasin shokun e tyre për tu argëtuar

Një grup djemsh ka rrahur për vdekje një shok të klasës 8 vjeçar sepse ata ishin mërzitur duke qëndruar kot, ka raportuar policia kineze.Djemtë e moshës 13 dhe 9 vjeç kanë kapur Zhang Tai afër rrugës së qytetit Zhangjiakou në një provincë kineze.Ata kanë pohuar se pasi e kanë rrahur e kanë lënë trupin e vdekur afër rrugës.Djali i vogël është gjetur më vonë nga banorët e lagjes, të cilët e kanë dërguar në spital, por ai ka ndërruar jetë përpara se të shkojë në spitalin më të afërt.Djemtë të cilët kanë kryer këtë vrasje kanë thënë për policinë se ata I kishin kërkuar djalit të luante më ta por ai nuk kishte pranuar.Më vonë ata ishin mërzitur duke qëndruar kot dhe kishin rënë dakort që të rrihnin djalin 8 vjeçar për tu argëtuar.Babai i viktimës ka treguar se disa ditë më parë Tait i kishin vjedhur portofolin dhe se ai nuk donte të shkonte në shkollë, por familjarët nuk e kanë konsideruar këtë ngjarje me rëndësi.Vrasja e djalit të vogël ka tronditur të gjithë provincën për shkak të një krimi të kryer nga fëmijë në moshë të vogël./mv/oranewsonline/