Punon si pastruese për ti paguar vajzës së saj mbrëmjen e maturës
Një nënë e tre fëmijëve ka shpenzuar mbi 1,000 paund në mbrëmjen e maturës të së bijës. Ajo i ka harxhuar këto para për të rregulluar thonjtë, qerpikët, flokët dhe për ti blerë një fustan të madh prej princeshe vajzës 11 vjeçare.Nëna Aimee thotë se ka punuar ekstra si pastruese për të bërë të mundur pagimin e të gjithë shpenzimeve.“Jam ngritur që në 5 të mëngjesit dhe kam punuar me orë të tëra që më fund të shikoja buzëqeshjen e vajzës sime Beth”-ka thënë ajo.Kam dy djem më të mëdhenj dhe gjithmonë kam dashur një vajzë, dhe për të unë do bëja çdo gjë. Ajo është një vajzë kaq e dashur- ka shtuar Aimee.Gruaja gjithashtu ka thënë se janë përgatitur aq mirë që vajza e saj të kishte mbrëmjen e ëndrrave, dhe për të ishte njësoj si ta përgatiste për martesën e saj.Fustani rozë i vajzës ka kushtuar 200 paund, çanta 30, këpucët 30, stolitë 10, zbukurimi i flokëve dhe make up 140, parfumi 42, fotografi 200, makina 300, tapeti i kuq 20, pijet 23, dhe bileta 15 paund. /mv/oranewsonline/