Vonohet fluturimi, piloti qeras pasagjerët me pica
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Korrik 2014, 14:21
Për shkak të një stuhie shiu, fluturimi nga Cheyenne në Denver është vonuar.Piloti ishte i uritur dhe në vend që të porosisë pica vetëm për veten e tij ka porositur për të gjithë pasagjerët në bord, duke i paguar të gjitha nga xhepi i tij.“Është e rëndësishme të kujdesemi për të gjithë pasagjerët nga momenti që kanë shkelur në avion deri sa të zbresin” shprehet piloti i avionit.