Adoleshentët që punojnë gjatë verës janë më të përgatitur për jetën e vërtetë
Shumë prindër gjatë sezonit të pushimeve mendojnë nëse të dërgojnë fëmijët e tyre adoleshentë në kampe verore apo t’i angazhojnë në një punë.Sipas studimeve të kryera kohët e fundit, adoleshentët që punojnë gjatë sezonit të pushimeve fitojnë avantazhe konkuruese të rëndësishme, duke i pregatitur ata për jetën pas universitetit.Për një 15-vjeçar i angazhuar me punë, fiton aftësi jo vetëm t’i përkushtohet punës, por të menaxhojë më së miri kohën dhe paratë e fituara vetë.Sipas studimit “British Columbia” në Kanada, duke zhvilluar që në moshë të hershme motivimin për të punuar dhe për të menaxhuar paratë e fituara, mësojnë që në të ardhmen këta adoleshentë të përzgjedhin punët më të mira dhe me pagat më të larta, duke i bërë ata, më kërkues ndaj vetes së tyre.