Jessica Simpson martohet në një ceremoni madhështore
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Korrik 2014, 18:13
Ajo është martuar me të fejuarin e saj Eric Johnson këtë të dielë në San Ysidro Ranch të Kalifornisë përpara 275 të ftuarve.Dhe tani Jessica Simpson ka treguar vetëm pak nga dasma e saj madhështore teksa është paraqitur në kopertinën e revistës People veshur me fustan nuserie.“Të gjithë kanë menduar se do vishja një fustan që të tregoja format e mia trupore, por unë pëlqej fustanet e princeshës, më pëlqen çdo e madhe.”-ka thënë Jessica.Bukuroshja 33 vjeçare, nënë e dy fëmijëve ka thënë se si shoqëruese nusesh ka pasur motrën dhe mamanë e saj.