Conchita Wurst vjen si modele
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Korrik 2014, 08:22
Këngëtarja fituese e “Eurovision 2014”, pas suksesit në muzikë ajo po eksperimenton edhe në fushën e modelimit.Chonchita Wurst ka shkëlqyer në pasarelën e modës me veshjet e stilistit Jean Paul Gaultier, këtë të mërkurë në Paris.Jean Paul Gaultier është shprehur “E kam takuar Conchita-n dy vite më parë në një nga shfaqjet e mia dhe kur dëgjova që ajo do përfaqësonte Austrinë në Eurovizion u gëzova pa masë por më shumë kur ajo u shpall fituese e këtij edicioni”.