Djemtë torturojnë lepurin për vdekje, publikojnë videon online

Tre djem janë arrestuar pasi kanë vjedhur një lepur dhe e kanë torturuar për vdekje dhe videon e kanë publikuar online duke e parë shumë përdorues të mediave sociale që kanë llogari në videot online.Ata kishin vjedhur kafshën e vogël nga Rebecca Atkinson në fundjavë dhe pasi e kanë marrë lepurin e bardhë duke luajtur me të në vaskë derisa ka ngordhur.Kjo ngjarje e shëmtuar ka tronditur të zonjën  e lepurit e cila është shokuar dhe ka thënë se tashmë asaj i duhet të kujdeset për të vegjëlit e lepurit të cilët kishin lindur pak ditë më parë.Burri i Rebecës, Antony ka thënë se pasi gruaja dhe fëmijët panë videon e tmerrshme, ata kanë qarë gjithë natën dhe nuk kanë fjetur nga tronditja.