7 arsyet se përse nuk duhet të përdorni make up

Estetistët e bukurisë japin disa këshilla se përse nuk duhet të përdorni make up. Përveç se ruani më të shëndetshme lëkurën e fytyrës, eleminimi i këtyre produkteve ka edhe të mira të tjera në lidhje me jetën tuaj.Lëkura e fytyrës sonë do ndihet me mirë më vonëNe e duam make up-in por pasojat që ai lë më vonë janë të dëmshme. Nga produktet kozmetike lëkura e fytyrës e humb elasticitetin duke mbyllur poret dhe duke krijuar rrudha.Sepse do kesh një paraqitje më të freskëtShumë herë vendosja e make up-it të jep idenë e një fytyre të ngarkuar nga ngjyrat dhe me përbërje jo të pastër. Nëse tiparen rëndohen atëherë looku juaj do jetë jo estetik dhe ju mund të dështoni për tu dukur më mirë.Kurseni më shumë paraJu ndoshta nuk e dini se harxhoni shumë me produktet kozmetike deri në momentin kur duhet të blini ato produkte që ju mungojnë. Por nëse nuk përdorni make up nuk do keni nevojë të bëni maska të shtrenjta sepse lëkura juaj nuk do ketë aq shumë nevojë.Sepse ne mund të fitojmë kohë shtesëNe shpenzojmë shumë kohë duke bërë make up që ai të dalë sa më i mirë, por nëse reduktojmë kohën që ne harxhonim përpara pasqyrës për të vendosur make up, atëherë kjo kohë do të jetë më e vyer dhe ne mund ta përdorim për diçka tjetër më të domosdoshme.Sepse nuk ia kemi nevojënNëse dikush ju ka thënë që dukeni më mirë pa make up atëherë vijani veshin. Një fytyrë me tipare të rregullta dhe me lëkurë të pastër nuk ka nevojë për asnjë ngjyrim apo vijëzues.Sepse në disa raste make up-i të kthehet në telashNëse jeni në një party dhe keni pirë e jeni ndjersitur, make up juaj do prishet duke bërë lënë tek ju një fytyrë të “shëmtuar” dhe plot me njolla. Thjesht do ju vëjë në siklet dhe do ju fusë në telashe me pamjen tuaj.Sepse nuk do e keni të vështirë të shikoni veten sa më natyraleNëse eleminoni pak nga pak make up-in atëherë ju nuk do e keni problem më vonë edhe nëse dilni pa u trukuar fare. Ju do keni vetbesim, edhe njerëzit rreth jush do mësohen me ju dhe do tregoni më mirë bukurinë që ju karakterizon./mv/oranewsonline/