Meksikanët vrasin gjarprin 7.5 metra

Një gjarpër gjigand rreth 7.5 metra është qëlluar për vdekje nga banorët e një fshati në Meksikë, të cilët kanë thënë se ai gjarpër mund të gëlliste edhe një fëmijë.Të frikësuar ata kanë prerë kokën e gjarprit të tmerrshëm dhe kanë copëtuar trupin e madh.Pasagjerët e një treni kanë zbuluar gjarprin të cilin  e kanë parë të futet në këtë fshat jugor të Meksikës në Tabasko.Banorët e lajmëruar për këtë zvarranik të madh e të rrezikshëm e kanë rrethuar zonat më kritike dhe i kanë bërë pritë gjarprit dhe në momentin kur ata kanë zbuluar vendin ku qëndronte e kanë vrarë.Një banor i Benito Juarez ka thënë se nuk kishte parë kurrë një gjarpër kaq të madh dhe se vendi i tyre po rrezikohej  shumë./mv/oranewsonline/