Gruaja që jeton me posterin e aktorit Bradley Cooper

Një grua po përdor mediat sociale për të bërë një dokumentar se si është jeta e saj me Bradley Cooper të cilën e ka në një poster të madh prej kartoni.Danielle Davies 39 vjeçe ka vendosur që nëse ajo nuk mund ta kalojë jetën me yllin e Hollivudit, atëherë pse mos ta krijojë vetë një të tillë.Ajo bën foto nga më të ndryshmet të cilat i poston në Instagram dhe në website të tjera.Davies nënë e dy fëmijëve dhe e martuar me burrin e saj Ed e merr posterin e aktorit kur bën Pazar, kur del shëtitje, kur fle gjumë, kur lan enët dhe e nxjerr atë edhe të shkurtojë barin.“Me Bradley kemi bërë një vit shkollë sëbashku por se dija që do bëhej kaq i famshëm. Tashmë unë e di që ai do e mësojë për fushatën që i po bëj dhe shpresoj të më takojë”-thotë Danielle.“Burri im nuk bezdiset nga kjo, atij i duket qesharake dhe më mbështet”.Gjithashtu Danielle po shkruan edhe një libër për këtë nismë të saj personale./mv/oranewsonline/