Irlanda vendi më i mirë në botë
Cili është vendi më i mirë në botë, që ofron një kontribut më të mirë, më të madh për njerëzimin dhe për mbarë planetin? Absolutisht Irlanda, sipas "Indeksi i vendit më të mirë", një indeks i hartuar dhe përpiluar nga eksperti Simon Anholt, bazuar në të dhënat e Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe Bankës Botërore dhe disa institucioneve të tjera të larta ndërkombëtare.Sipas këtij raporti dhe indeksit të vendit më të mirë në botë, Irlanda mban vendin e parë, kryesisht sa i takon prosperitetit, barazisë mes popullsisë në listën ku 125 shtete vlerësohen në bazë të 7 parametrave kryesorë: shkencë dhe teknologji, kulturë, paqe dhe siguri, rregull, respektimi i klimës dhe planetit, prosperitet dhe barazi, shëndet dhe mirëqënie. Z. Anholt, personi që ka krijuar këtë indeks, ka shpjeguar se në fakt fjala "Good country index" nuk do të thotë, vendi më i mirë moralisht por 'good', pra mirë në sensing e kundërt të fjalës "egoist".Në raport, Irlanda ndiqet në top 10, 10 vendet e para nga Finlanda, Zvicra, Hollanda, Zelanda e Re, Suedia, Britania e Madhe, Norvegjia, Danimarka dhe Belgjika. Italia pozicionohet në vendin e tetë duke mundur kështu SHBA-të. Që prej një dekade më parë, Irlanda u vlerësua nga prestigjozja "The Economist" si vendi ideal, vendi më i mirë në botë për të jetuar dhe përgjatë 10 viteve, zgjidhet edhe si vendi me impaktin më të mirë për njerëzimin. Në fund të listës së "Indeksit të vendit më të mirë" renditet Iraku, Vietnami dhe Libia, të shënjuar prej vitesh nga konfliktet dhe varfëria.