Rama uron në Twitter: Më e mira është ende përpara nesh
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Dhjetor 2012, 13:11
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama përmes rrjetit social “Twitter” ka uruar të gjithë shqiptarët me rastin e Vitit Ri.Kryesocialisti Rama shprehet optimist se viti 2013 do të jetë më i mirë për të gjithë shqiptarët.“Kalojeni sa më mirë sot, më e mira është ende përpara nesh. Përqafime!” shkruan Rama në Twitter.Më herët, Rama e ka cilësuar vitin 2013, një vit ndryshimi pasi sipas tij shqiptarët duke votuar Partinë Socialiste do të bëjnë të mundur Rilindjen e Shqipërisë.