Braçe: Inskenimi i Divjakës u zbardh, radhën e ka ish-Komisari i Berishës

Tiranë – Deputeti socialist i Divjakës, Erion Braçe, zbulon protagonistin e ardhshëm të avionit me drogë të kapur në Divjakë, ish-Shefin e Policisë së zonës, emëruar nga PD-ja.Me këtë detaj, Braçe e konsideron tashmë të zbardhur dhe i vendos emrin “inskenim”, rrëzimit të avionit me drogë në rërën e Divjakës nga një i huaj dhe kapjen e furgonëve me kanabis, pranë tij.Në mesazhin e tij në Fb, Braçe shkruan sot:“Ngjarja e Divjakës po bëhet shumë interesante! Njeri pas tjetrit po bien në pranga!Por mbi të gjitha, njeri pas tjetrit po dëshmojnë se ç’ka ndodhur duke treguar qartësisht inskenimin në Divjakë!Tani rradhen e ka ish-Shefi i Policisë në kohën e Sali Berishës. Të hetohet deri në fund, deri tek i fundit që u mor me këtë!”Dhe, në përfundim, Braçe nuk le pa sjellë në kujtesë edhe një detaj: “Ju kam thënë që orën e parë që ngjarja është e importuar në Divjakë, se nuk ka lidhje me Divjakën! E vërteta vonon, por në fund mbetet e vërtetë,”- thekson ai.ar.sh/Oranews.tvMesazhi në Fb i deputetit BraçeUntitled