Elhaida Dani këshillon konkurentët e "The Voice of Italia": Jo muzikë për para

Pasi “The voice of Italia 2” u zgjodh fenomeni Cristina, një murgeshë e re e talentuar e cila mori zemrën e të gjithëve, ne nuk mund te harrojmë që para një viti këtë talent show e fitoi vajza me origjinë shqiptare Elhaida Dani.Kjo këngëtare me një vokal të fuqishëm e cila lindi në Tiranë, dhe studioi në shkollën Prenk Jakova piano, është fituese e një talent show Star Academy dhe në vitin 2012 ajo fitoi edhe Top Fest.Por pasi triumfoi në The Voice ajo ka filluar projektet e saj mes Shqipërisë dhe Italisë.Në një intervistë ajo ka treguar se si ka shkuar jeta e saj profesionale:"Jeta ime ka ndryshuar komplet. Përpara se të fitoja The Voice, isha në Tiranë, shkoja në shkollë, këndoja me bandën time. Vërtet që kasha fituar disa çmime artistike, por kurrë se kisha provuar këto eksperienca siç i kam përjetuar vitin e fundit.Kam shkuar në ture të ndryshme muzikore, nëpër koncerte, kam qënë e ftuar në emisione të rëndësishme televizive, radiofonike. Kam regjistruar për herë të parë një videoklip, kam njohur emrat më të famshëm të muzikës italiane. Kam ndarë me ta eksperienca nëpër evenimente të rëndësishme si me  Patty Smith, Elisa, Fiorella Mannoia  Dolores O’Riordan,  Alex Britti, Gaetano Curreri e Caro Emerald. Kam kuptuar se kjo vërtet mund të jetë e ardhmja ime."Me fitoren e The Voice Elhaida ka fituar edhe një konkratë me shkollën më pretigjoze të muzikës.Ajo jep edhe një këshillë për finalistët e The Voice 2."Jini shumë të kujdesshëm kur e gjithë kjo të përfundojë. Mos merrni vendime të shpejtuara. Sidomos duke menduar për para. Por vazhdoni shikojeni këndimin si një passion, jo si një punë."