Burri lajmëron në Facebook se do vrasë gruan e tij
Një burrë Brazilian ka postuar në Facebook një deklaratë ku do planifikonte të vriste gruan e tij pasi ajo e kishte tradhëtuar.Disa orë përpara se Franque do Nascimento Santos 50 vjeç ta bënte këtë vrasje, ai i ka kërkuar falje djalit të tij të vogël që do ia vriste mamanë.“Bir, babai të do. Mami më ka tradhëtuar dhe ajo duhet të ndëshkohet për këtë prandaj sot do të vdesë”shkruan ai.Pasi të afërmit kanë lexuar këtë postim kanë telefonuar në shtëpi, por gruaja tashmë kishte vdekur.Sipas policisë, burri kishte therur me thikë gruan e tij të cilës i kishte ngulur atë në fyt tre herë. Kjo kishte ardhur nga tradhëtia e gruas e cila ishte zbuluar nga Franque me të dashurin në shtrat.Viktima Juliana Moreira de Melo, 23 vjeçe në momentin e vrasjes ka qënë në shtëpinë e saj dhe në grindje e sipër ajo ka marrë goditjen fatale nga bashkëshorti.Çifti kishte 3 vjet të martuar./mv/oranewsonline/